Shtyrja e negociatave/ PD: Fasada e rilindjes ra!

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike në lidhje me vendimin për Shqipërinë, ku komisioneri Hahn tha se nuk do të ketë negociata këtë verë.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan në Facebook se nuk ka negociata për aq kohë sa nuk luftohet krimi dhe korrupsioni.

Më tej, Tabaku nënvizon se fasada e rilindjes sapo ra.

Postimi i plotë

Fatkeqesisht Komisioneri Hahn sapo njoftoi qe vendet anetare nuk e kane konfirmuar rekomandimin e Komisionit per hapjen e negociatave me Shqiperine! Takimi i Ministrave te Jashtem kete here as nuk doli me deklarate praktikisht u mor vendim qe vendimi per Shqiperine do te merret ne Tetor.

Nga ana tjeter qeveria perseri po gezon se u hapen negociatat. Ministri Cakaj njofton se negociatat u hapen per te tretin vit radhazi! Ke te besojme?

Ne fakt nuk ka hapje negociatash bene te qarte vendet anetare pa luftuar krimin dhe korrupsionin! Nuk ka hapje negociatash pa merite! Nuk ka hapje negociatash pa zgjidhur krizen politike!

Kjo me fakt me kujton nje histori te vjeter, kur ndodhi Cernobili byroja e atehershme thoshte e propagandonte se nuk ka ndodhur asgje serioze! Pasojat e asaj qe ndodhi ne Cernobil i di gjithe bota! Mohimi i realitetit dhe krijimi i nje realiteti paralel tipari kryesor i propagandes rilindase! Tani nuk funksionon me! Fasada ra!/real-news.tv