fbpx

Shtyrje të zgjedhjeve për në shtator? Ja çfarë thotë Rama

48d31cf6ead6cc9a92051cb95676199a_L.jpg

Gjatë takimit me gazetarët, Rama ka folur edhe për zgjedhjet lokale.

I pyetur nëse do të ketë një shtyrje të zgjedhjeve për në shtator, Rama përgjigjet duke thënë se kjo do të çonte në kundërshtim të plotë më Kushtetutën e Republikës.

“Nuk është utopi, por shkelje e kushtetutës dhe kjo është shumë e thjesht. Ka 100 gjera për të dialoguar, ata nuk duan as karrige dhe as pushtet, por duan që Shqipëria të jetë më e mirë. Duhen bërë shumë gjerë akoma dhe ka reforma që duhen bërë”, theksoi ai.

Më tej, Rama thekson se është i gatshëm të ulet në dialog, por shprehet se kurrsesi nuk do të dalë mbi Kushtetutën e shtetit.

“Është koha për t’u ulur në dialog dhe unë nuk vë kushte. Unë them kur do flasim? Ai më thotë flasim, por ik ti! I gatshëm për çdo gjë, por jo për të marrë përsipër që të dal unë mbi kushtetutën e vendit. Kam pasur një arsye shumë të fortë, sepse e kam ditur që do të ishte gurë në qafë për Shqipërinë, për procesin demokratik dhe për palët se do të kthehej në lojë.  Edhe data e zgjedhjeve nuk shtyhet”, u shpreh Rama./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303