Shtyu të miturin të vidhte në minimarket, Policia arreston 47-vjeçarin, jep detajet

pranga.jpg

Shtyu të miturin të vidhte në një minimarket, arrestohet 47-vjeçari nga policia e Kukësit.

Sipas Policisë, është arrestuar shtetasi me inicialet Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes ka shtyrë shtetasin e mitur J. M., 14 vjeç, të vjedhë në një minimarket në qytetin e Kukësit, ku ka vjedhur një sasi lekësh.

Njoftimi:

Kukës

Shtyu të miturin të vjedhë në një minimarket, arrestohet nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes ka shtyrë shtetasin e mitur J. M., 14 vjeç, të vjedhë në një minimarket në qytetin e Kukësit, ku ka vjedhur një sasi lekësh.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur J. M., për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shtytja e të miturve në krim”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303