Shuhet gazetari i njohur grek

Është shuar mbrëmjen e së martës në moshën 61-vjeçare, pas një vit e gjysmë luftë me kancerin, gazetari inovativ, krijues dhe botues i gazetës Proto Thema, Themis Anastasiadis.
Lajmi për vdekjen e tij u botua nga gazeta e tij Proto Thema.

“Proto Thema vajton humbjen e Themis Anastasiadis. Ai mori frymë për herë të fundit sonte pas një vit e gjysmë luftë kundër kancerit”, shkruante gazeta. Bota gazetareske përshëndet Themos Anastasiadis dhe shpreh pikëllimin për humbjen e Themos Anastasiadis, shkruan më tej në njoftimin e saj gazeta “Protothema”.