fbpx

Shuhet ikona e modës, ndërron jetë dizajneri legjendar francez Pierre Cardin

pierre.jpg

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare dizajneri legjendar francez i modës Pierre Cardin, i njohur për modelet e tij Space-Age.

Ai vdiq mëngjesin e sotëm në perëndim të Parisit.  Pierre Cardin ka lindur në San Biagio di Callalta (Venecia) më 2 korrik 1922.

Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi tw qepë. Në vitin 1945 ka bërë edhe debutimin e tij të parë.

Në 1946, Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Aty kaloi 4 vite përpara se të hapte shtëpinë e modës së tij.  Ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e tij të së ashtuquajturës Epoka Hapësinore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303