Shuhet kitaristi i njohur, dedikimi prekës i të birit: Zemra ime është thyer…

rip-696x423-3.png

Kitaristi i njohur, Eddie Van Helen ka ndërruar jetë. Ky lajm i hidhur është bërë me dije nga djali i kitaristit.

Ai bëri një postim mjaft prekës në rrjete sociale.

“Ai ishte babai më i mirë që mund të kërkoja ndonjëherë”, shkroi djali i tij, Wolf Van Halen në një shënim të postuar në Twitter. “Çdo moment që kam ndarë me të brenda dhe jashtë skenës ishte një dhuratë. Zemra ime është thyer dhe nuk mendoj se do të shërohem plotësisht nga kjo humbje”, tha ai.

Wolf Van Halen, djali i Eddie dhe Valerie Bertinelli, tha se babai i tij vdiq pas një “beteje të gjatë dhe të mundimshme me kancerin” të martën në mëngjes. Van Halen ishte i martuar edhe me aktoren Janie Liszewski në vitin 2009.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303