fbpx

CV-të shqiptare më të bukurat në botë

0316fc5-1-700x.jpg

A e dinit se në Irlandë, Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës, të gjithë ata që aplikojnë për një vend pune, nuk duhet që në CV-të e tyre të vendosin të dhëna personale (si: data e lindjes, gjinia, statusi martesor, vendi, apo qoftë edhe një foto e vogël)?

Bazat ligjore të këtyre vendeve kërkojnë që aplikantët të rekrutohen vetëm në bazë të meritave personale. Lëshimi i këtyre të dhënave u mundëson kompanive përkatëse, që të zgjedhin në mënyrë të drejtë personin që është i aftë për punë.

Po në Shqipëri? Ne në fakt njihemi si popull i bukur dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes qe të dërgojmë diku një CV pa foto. Jemi nga ata njerëz, që e themi me modestinë më të madhe “Ti nuk e ke idenë sa bukur dal unë në foto”. Por nuk mund të përjashtojmë as vendin e lindjes. Si mundet nje herë të vish nga një vend me ‘burrni’ e të mos e shkruash në CV, që je nga ai vend?! Është e pamundur, sepse neve vendi na e përcakton gjysmën e identitetit.  Për sa i përket statusit martesor, mirë e kanë bërë, sepse ne nuk e kemi me aq qejf të themi që jemi të martuar, sepse jemi pak qeflinj. Duam të shijojmë beqarinë në përjetësi.

Kurse meritat profesionale, eksperiencat, nuk është se kanë shumë rëndësi. Ti mund t’i shkruash, por kot sa lodhesh! Sepse, nëse je femër me hire të bukura do e fitosh se s’bën vendin e punës, kurse në rastin e gjinisë së kundërt, miku i fortë çan edhe malet më të rënda. Kështu, CV-të tona janë më të lehta të lexueshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *