13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Shumica e të rinjve duan të largohen nga Serbia

spot_img

Rreth një e pesta e shtetasve serbë duan të emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë dhe vendeve më të mira të punës, sipas një sondazhi të ri. Shumica e tyre janë të rinj dhe pothuajse të gjithë duan të shkojnë në Perëndim, raporton EURACTIV Serbia.

Ata që tashmë janë larguar nuk dëshirojnë të kthehen, të paktën jo para se të dalin në pension, përsëri kryesisht për shkak të standardeve më të larta të jetesës jashtë vendit, sipas sondazhit të titulluar “Pse njerëzit po largohen nga Serbia”, të realizuar nga organizata Serbia 21.

Një e treta e të anketuarve që mendojnë të lënë Serbinë janë të moshës 18-29 vjeç, ndërsa gati gjysma e atyre që duan të shkojnë jashtë konsiderojnë emigrimin e përhershëm.

Motivet më të shpeshta për emigrim janë standardi i jetesës (41%), një punë me pagesë më të mirë (36%) dhe situata e keqe në vend (9%).

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 85% duan të lëvizin në vendet perëndimore, ndërsa vetëm 2% e quajnë Rusinë si destinacionin e tyre të dëshiruar.

Shumica dërrmuese (92%) thanë se jeta e tyre do ishte më e mirë jashtë vendit se sa në Serbi.

Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, por mbetet i varfër pas një dekade të izolimit ndërkombëtar dhe luftërave në ish Jugosllavi në vitet 1990.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat