Si dhe kur u krijua bota, Rabini tregon ditën e saktë

rabin1-600x360.png

Rabini i ftuar mbrëmë në Pressing, Ari Edelkopf, ka folur për ekzistencën e Zotit dhe çka thotë feja hebraike për krijimin e botës. Ai tha se madje dihet edhe dita e saktë e krijimit të botës dhe njeriut të parë.

Ari Edelkopf, tha se dihet edhe dita e saktë e krijimit të botës, për të cilën ekziston edhe një festë që quhet “Rosh Hashanah”, ose, “Koka e Vitit”.

Kjo ditë festohet nga populli çifut, por rabini tha se nuk është patjetër vetëm festë çifute, pasi është festë e krijimit të tërë botës dhe njeriut, të burrit të parë Adamit dhe gruas së parë Evës.

“Është dokumentuar dhe ne e dimë se bota është krijuar 5778 vjet e gjysmë më parë, ndërsa njeriu është krijuar në ditën e gjashtë të krijimit”, tha Ari Edelkopf, në Pressing.

“Kjo është diçka që ne e mësojmë dhe e studiojmë dhe vetë Zoti na tregon në Torah (Teurat) se kur e ka krijuar botën, madje edhe në cilën pjesë të ditë. Jo vetëm ditën, por edhe kohën dhe çfarë ka krijuar në secilën ditë”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303