fbpx

Si ‘dielli miniaturë’ mund të sigurojë energji të pastër

104357655_gettyimages-520222808.jpg

Jemi vetëm pesë vjet larg nga shfrytëzimi i potencialit pothuajse të pakufizuar nga “dielli miniaturë”, reaktorët e bashkimit bërthamor që mund të sigurojnë energji të bollshme, të lirë dhe të pastër.

Në një botë të ngrohjes globale të shkaktuar nga varësia jonë ndaj lëndëve djegëse fosile, ekziston një nevojë urgjente për të gjetur burime të qëndrueshme alternative të energjisë.

Nëse nuk e bëjmë, e ardhmja duket e paqëndrueshme për miliona njerëz në këtë planet.

Bashkimi bërthamor është shpallur prej kohësh si një përgjigje e mundshme për lutjet tona. Por gjithmonë ka qenë një realitet i largët.

Tashmë mendohet se bashkimi bërthamor mund të kthehet në një realitet tregtar shumë shpejt.

Bashkimi bërthamor është bashkimi i bërthamave atomike për të liruar masat e energjisë dhe ka potencialin për të adresuar krizën tonë të energjisë.

Është i njëjti proces që fuqizon diellin dhe është i pastë, relativisht i sigurt dhe nuk ka rrezatime.

Por, duke i detyruar këto bërthama, deuterium dhe tritium, të dyja format e hidrogjenit , të bashkohen së bashku nën një presion të madh, marrin sasi të mëdha energjie, më shumë sesa kemi arritur të marrim deri më tani.

Shkenca që qëndron pas idesë është provuar, por sfida kryesore është se si të ndërtohet një strukturë mjaft e fortë për të mbajtur plazmën në të cilën do të ndodhin reagimet e bashkimit bërthamor, nën presionet e mëdha të kërkuara.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *