27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Si do dukeshim pa telefona në duar?

spot_img

Teknologjia sa vjen dhe po merr një zhvillim të habitshëm. Aparate të reja, aplikacione të reja. Një avancim i frikshëm i saj. Por sa ndikon kjo gjë tek ne?

Sa të fiksuar jemi ne pas telefonëve tanë?

Përgjigja e vërtetë do t’ju habisë.

Fotografi amerikan Eric Pickergrill ka ndërmarrë një projekt të quajtur “Removed”, nëpërmjet të cilit na tregon varësinë që kemi ndaj telefonave.

Fotografi ka fshirë celularët dhe tabletët nga fotot që ka realizuar duke përcjellë një mesazh shumë domethënës se sa shumë humbasim ne nga jeta jonë e përditshme.

Pickergrill u frymëzua nga takimet e veta me miq e familjarë, ku shumë prej tyre nuk e hiqnin telefonin nga dora dhe nuk fokusoheshin fare tek bisedat që bëheshin në tavolivë.

Nëpërmjet këtij projekti ai na tregoi se sa shumë kohë e cojmë dëm duke u marre me telefonat dhe duke harruar atë që me të vërtetë ka shumë rëndësi, kontaktin me njerëzit. /real-news.tv/ 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat