fbpx

Si do jetë koha për sot dhe nesër? Shërbimi Meteorologjik Ushtarak tregon zonat ku priten rrebeshe shiu

moti.jpg

Gjatë ditës së sotme moti do të mbizotërohet nga vranësira mesatare dhe të dendura me intervale të shkurtra me diell.

Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave e rrebesheve afatshkurtër kryesisht në veri dhe qendër.

Gjatë orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Edhe për ditën e diel moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por me një përmirësim të lehtë. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303