Si do jetë moti këto ditë? Meteorologu paralajmëron: Reshjet rikthehen sërish të…

shiu.jpg

Meteorologu Akil Osmani për Fax News ka treguar se si do të jetë moti këto ditë. Ai paralajmëron se të dielën, vendi do të përfshihet nga reshje të shumta shiu.

Moti do të përmirësohet plotësisht në datën 30 shtator, madje dhe ditët e para të tetorit do të kenë një mot të qëndrueshëm, por me temperatura të freskëta 24-25 °C

“Kemi hyrë në vjeshtë, pasi reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë territorin e vendit, duke bërë që vlerat e temperaturave ditën e sotme të zbresin në 24 °C. Gjatë ditës së sotme kemi një përmirësim të kushteve të motit që do të vazhdojë deri ditën e nesërme. Edhe pse kemi përmirësim të kushteve të motit rebeshet afattshkurtra të shiut do të mbeten prezente.

Dita e dielë në mbrëmje do të sjellë një sistem të fuqishëm vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu në zonën veri-perëndimore fillimisht, më pas do të përfshihen zonat qëndrore dhe ato jugore. Më të dendura reshjet e shiut do të jenë në zonat veri-perëndimore dhe qëndrore dhe më të pakta në ato jugore. Dita e martë sjell një përmirësim të motit, ndërsa data 30 sjell një kthjellim të plotë. Ditët e para të muajit tetor do të jenë me mot të qëndrueshëm dhe pse temperaturat do të jenë të freskëta, me temperaturë 24-25 °C”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303