fbpx

Si do jetë muaji korrik? Përgatituni, ja ç’thotë meteorologia

Meteorologia Adiola Bami ka deklaruar se nga dita e nesërme e në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta, ku në fundjavë pritet të arrijnë 38 gradë celsius.

Bami tha se me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera të larta.

“Me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera më të larta se vlerat normale. Do të jenë episode 5-6 ditore me temperatura të larta, të shkëputur me 1-2 ditë ku do të kemi reshje shiu, dhe temperatura 33-34 gradë Celsius. Në përgjithësi i gjithë muaji korrik do të ketë mot me temperature të larta.”- tha Bami.