Si do jetë pagesa e taksave dhe ç’do ndodh pas 1 Janarit me biznesin e vogël? E zbulon Ministrja Denaj

denaj.jpg

Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar sot gjatë konferencës me Kryeministrin Rama se informaliteti në Shqipëri është ulur këmbëkryq.

” Në Shqipëri ishte ulur këmbëkryq informaliteti. Të ardhurat me buxhetin e shtetit janë rritur. Gjetëm një borxh të fshehtë dhe jo të heshtur. Kur Partia Socialiste lançoi për herë të parë taksimin e drejtë, nuk ua merrte mendja askujt se për mbi 90% të punonjësve do të ulej barra fiskale. Sot, 94% e shërbimeve tatimore ndodhen online. Kemi rikthyer shpresën për një process të thjeshtë, kemi rimbursuar TVSH-në në kohë optimale, angazhimi është dhe do të mbetet. Prej 1 janari të këtij viti biznesi i vogël do të paguajë 0 taksa. Pagesa e taksave do të jetë e gjitha dixhitale. Kemi mbështetur bizneset. Do tëvijojmë të mbështesim sipërmarrjet e të rinjve. Do të mbështesim emigrantët. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve e produkteve made in Albania”, tha ajo.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303