fbpx

Si do të dukej bota po të mos kishte pornografi?

Estado-islamico-amen-780x439.jpg

Vështirë që sot do të mund të paramendonim botën pa pornografi, mirëpo nëse do të jemi të detyruar, ja si do të dukej bota Si do të dukej bota pa pornografi dhe si do të ndikonte ajo në jetën tonë seksuale? Edhe pse kjo nuk është e lehtë të supozohej, ja disa përpjekje se si do të mund të ishte përgjigjja e kësaj pyetjeje.

Paraqitjet erotike gjithmonë kanë ekzistuar. Në shpella në anë të ndryshme të botës ekzistojnë vizatime njerëzish në poza të ndryshme seksuale. Dëshira jonë që të paraqesim seksin ekziston që kur ekzistojmë edhe ne vetë.

“Mendoj që bota pa të nuk është e mundshme, mirëpo patjetër duhet të bëjnë dallimin e qartë midis pornografisë dhe edukatës seksuale. Pornografia madje as nuk reklamohet si përmbajtje edukative. Mirëpo, jetojmë në botën e paarsimuar seksualisht, të turpit dhe internetit. Përgjigjja më e lehtë dhe vendi më i lehtë në të cilin shohin lakuriqësinë është pornografia” – thotë sociologia Shantel Tribal.

Mirëpo çfarë do të ndodhte me ne po të kishim botën në të cilën ekziston erotika, por jo edhe pornografia komerciale?

Ekziston shumica e cila këtë industri dëshiron ta shkatërrojë dhe kjo është paksa shqetësuese. Bile, edhe pse kjo nuk është diçka që ju tërheq, i përkufizoni të tjerët që në mënyrë legale të prodhojnë dhe të kënaqen me përmbajtje të këtilla.

Kërkesat nuk do të mungojnë. Fjala është për biznesin e madh dhe nuk ka të bëjë me një grusht njerëzish të cilët konsumojnë miliarda dollarësh pornografi. Fjala është për miliarda njerëz të cilët shikojnë pornografi.

“Kjo është një kërkesë e madhe. Po t’ua përkufizonit qasjen që në mënyrë legale të krijojnë dhe të konsumojnë pornografinë, do të krijonit një sërë problemesh të panevojshme. Kjo nuk do të thotë që disa gjëra nuk do të duhej të jenë më mirë, mirëpo kjo nuk zgjidhet me veprime drastike”, përfundon Tribal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303