TË FUNDIT

Si do të zgjidhet presidenti i ri i Bashkimit Evropian?

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen për një samit në Bruksel më 28 maj, dy ditë pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, për të diskutuar se kush duhet të drejtojë ekzekutivin e BE për pesë vitet e ardhshme, thanë zyrtarët.

Takimi, i ngjashëm me atë që u mbajt pas votimit të mëparshëm në vitin 2014, do t’u japë liderëve një shans për të diskutuar preferencat e tyre për atë se kush do të zëvendësojë Jean-Claude Juncker si president të Komisionit Evropian, thanë për Reuters tre zyrtarë të lartë të BE.

Parlamenti, i cili do të mblidhet më 2 korrik, pasi të zgjidhet në 23-26 maj, po nxit Këshillin Evropian të liderëve kombëtarë për të emëruar pasardhësin e Juncker nga kandidatët kryesorë të partive fituese. Por shumë udhëheqës kombëtarë ngurrojnë ta pranojnë këtë proces.

Presidenti i Këshillit Donald Tusk ka të ngjarë të njoftojë planet për samitin e posaçëm gjatë një tubimi të udhëheqësve në Sibiu të Rumanisë të enjten e ardhshme. Ata duhet të zgjedhin zyrtarisht një shef të komisionit në një samit të Brukselit në 20-21 qershor. Propozuesi do të duhet të ketë miratimin nga Parlamenti Evropian./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat