S’i duhen më, Policia e Shtetit nxjerr qentë në ankand

Screenshot_5-3.png

Qentë e Policisë së Shtetit janë nxjerrë në ankand nga Mistria e Financave dhe Ekonomisë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronës Publike.

Ankandi për shitjen e 21 qenve do të zhvillohet më datë 26 nëntor 2018. Ato janë planifikuar të nisin në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orën 14:00.

Çmimi i tyre varion nga 8 000 deri në 15 000 lekë.

Të interesuarit për blerje duhet të paraqesin vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentet e mëposhtme:

– Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

– Garancinë bankare apo mandate pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të MFE-së

– Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim)

Pjesëmarrësit në ankand që tërhiqet pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e shpallur për shitje, i konfiskohet 20% e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Mandat-pagesa duhet të bëhet brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarrje në ankand, pranë çdo banke të nivelit të dytë ose në degët e thesarit në rrethe.

scroll to top