Si duhet të ushqeheni nëse trupi juaj ka formën e dardhës

Capture-9.png

Trupat “dardhe” jane te shëndoshë ne zonen poshtë mesit, ato depozitojne dhjamë rreth vitheve dhe kofsheve. Sfida me e madhe per kete tip? Rënia ne peshe. Kur ne ulim kalorite trupi eshte i predispozuar te djege fillimisht dhjam nga zona rreth barkut.

Kjo gjë është shume pozitive për personat qe kane bark por “dardhat” nuk e kane problemin aty. Perkundrazi, ata kane nevoje te ulin perimetrin ne pjesën e poshtme te trupit, e cila refuzon te “tkurret”. Disa teori mbeshtesin faktin se rënia ne peshe ne zonën poshtë belit eshte e vështirë pasi ajo eshte e lidhur me aftesinë riprodhuese te femrës dhe per kete trupi i saj e mban fort!

Nje shpjegim tjetër i mundshëm eshte dhe prania e celulitit qe e ben qarkullimin e gjakut te veshtirë ne depozitat e dhjamit dhe si pasoje ai nuk perdoret për energji.

Nese do të flisnim per shendetin, ketu “dardhat” jane me fat. Ky dhjam pasiv qe ndodhet perreth vitheve jo vetëm nuk ka pasojë rrezik per sëmundje te ndryshme por përkundrazi, ndoshta ndihmon ne rregullimin e insulines dhe ne rritjen e kolesterolit te mire. Megjithate mbetet akoma shume për te mësuar përse trupat ne forme “dardhe” jane me te favorizuar dhe te mbrojtur nga sëmundjet.

Ushqyerja për tipat e trupit “Dardhe”
Kjo diete konsiston ne reduktim te ndjeshem te yndyrnave sepse ky tip i trupit eshte i predispozuar te depozitoje dhjam me shume “kenaqesi”! Nje diete e pasur ne karbohidrate komplekse si drithra, fasule; proteina si mishi I bardhe I pules dhe peshku; fruta dhe zarzavate është e përshtatshme per te hequr kilogramët e tepert.
Krahas dietes, ushtrimi fizik do te ishte nje ndihmë shumë e madhe. 30 minuta ushtrim aerobik si vrap, ecje, bicikletë nga 3 herë në jave, të kombinuara me 2 here ushtrim force per pjesën e siperme te trupit, do sillte nje ekuiliber midis pjeses se siperme dhe të poshtme të trupit.
Shembull ditor 1,500 kalori
750 kalori nga karbohidratet, 375 kalori nga yndyrnat, 375 kalori nga proteinat

Mëngjes

• 1 fete buke thekre me pak gjalpe stikash ose kikiriku, 1 banane, ½ portokall buke thekre
Paradite
• 6 krakera me fibra, 40gr gjize
Dreka
• 120gr mish pule ose peshk me salce domatesh te freskët dhe erëza, sallate jeshile me fasule te kuqe, misra dhe bishtaja, karota te ziera, dhe ½ filxhan lule shtrydhe ose fruta pylli.
Pasdite
• 1 kupë kos pa yndyre në forme taratori, 1 mollë jeshile ose kivi
Darkë
• Sallate me brokoli ose laker te bardhe dhe limon, sanduic me 60gr buke thekre, 50gr peshk ton ne uje ose gjoks pule ose 1 veze te zier, djathe pa yndyre, domate, sallate jeshile dhe pak ullinj
Para gjumit
• Kakao me qumesht pa yndyre dhe pak cokollate te zeze

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303