fbpx

“Si e kuptova që isha infektuar?”. Rrëfehet mësuesi i prekur nga COVID-19

Mësuesi në shkollën 9-vjecare “Kalush” në Kavajë, Ramazan Çullhaj 64-vjeç, është një ndër të prekurit nga COVID-19. Ai ka rrëfyer për emisionin “Zemër e Hapur” se cilat ishin shenjat e para të këtij virusi dhe si e përjetoi ai.

“Motra ishte për vizitë në Itali dhe e mori virusin atje, ishte në Parma. Dhe në mënyrë të pavetëdijshme bën një vizitë te ne. Unë atë ditë nuk kam qenë në shtëpi, por ka takuar gruan dhe ka qëndruar 1 orë e 30 minuta dhe është larguar. Pas dy ditësh, për festën e 8 marsit shkova te shtëpia e saj. Në atë moment ma bëri me dorë dhe më tha: Ndalo aty, sepse jam shumë sëmurë. E kishte kuptuar që ishte me Covid-19. Nuk e takuam fare, nuk e përshëndeta sic e kemi zakon ne shqiptarët. Motra nuk vinte dot për të drekuar, kështu që mora nipcen me dhëndrin dhe dolëm. Ne nuk e dimë saktësisht, nëse dhëndri e mori nga gruaja apo nga unë. Motra përfundoi në spital në gjendje shumë të rëndë. Pesë ditë nuk i ka dhënë shpresë. Por desh zoti dhe puna e palodhur e mjekëve e shpëtoi. Unë menjëherë të nesërmen, sapo u shtrua motra në spital telefonova 127. Ato me pyeten për simptomat dhe nga ato që tregova nuk konstatuan rrezik virusi. Nuk erdhën për tamponin. Ndoshta dhe për mungesë në ato momente dhe kjo punë u zgjat disa ditë. Unë kam pasur një raport shumë të mirë me qendren Epidemiologjike të Kavajës. Janë njerëz që më kanë pyetur shpesh për gjendjen shëndetësore. Pas 15 ditësh u bëra keq por u sëmur edhe gruaja ime dhe erdhën ma bënë tamponin. Ata më thonë që ke dalë pozitiv dhe gruaja negative. Dmth pas 15 ditësh, që nga kontakti me motren, rezultova pozitiv. Nga ngacmimi me tamponin te mukusi i hundës, fillova të ndjej temperaturë, më thahej goja. Mikrobi kishte qenë të hunda dhe sapo u ngacmua filloj të reagojë. Unë jam i prekur nga COVID-19. Është fat për mua, sepse motra ime ka kaluar përvoja shumë të këqija. Vërtetë është një armik i padukshëm. Njerëzit janë ndërgjegjësuar me vetën dhe marrin më shumë masa mbrotjëse. Dhe sot bëra një vizite nga doktori i Kavajës dhe kisha temp. 38 e gjysëm”,- tregoi ai.

Këtë të vërtetë mësuesi e ka kuptuar dy javë pasi gripi famëkeq kishte infektuar atë dhe disa pjesëtarë të familjes.

Në këtë rrëfim mësuesi tregoi sesi po përballet cdo ditë me virsusin, por pa lënë asnjë moment detyrën profesionale. Ai thotë se e dashuron mësimdhëninen dhe sfida me sëmundjen e ka bërë akoma më të fortë.

“Shenjat filluan rreth datës 15, si ethe motrnica në trup, piva dy takipirina dhe rashë në gjumë. Ato do kenë bërë puën e vetë. Kam djersitur shumë në mëngjes, kisha sërish temperaturë 38.7 vija. Mendova që do ia hidhja me kaq, gjatë kësaj kohe merrja 127 i thoshja për simptomast që kisha, s iduket kishin raste më keq se unë dhe nuk po vinin, erdhën rreth datës 23. Pasi kalova temperaturën u sëmur edhe gruaja, ajo kishte kollë temperaturë dhe debulesë. Po i shërbeja asaj, gatuaja dicka edhe për të ngrënë. Ajo që më shqetësonte ishte fakti se sa mund të isha përhapës i këtij virusi, unë kam pasur mësim në datë 9, kam folur edhe në datë 10 me nxënësit dhe kolegër sërish. Fatmirësisht askush prej tyre nuk ka shfaqur shenja”, sqaroi mesuesi.