fbpx

“Si e nisi, e bitisi”, Jul Deda ngre pyetjen dhe thumbon Altin Bashën: Kanë ikur shumë aktorë nga Portokallia..

deda.png

Aktori Julian Deda ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmë për emisionin “PolitikOn”. Ai ka thënë se janë larguar shumë aktorë nga Portokallia, teksa ka komentuar mbi regjisorin Altin Basha.

Sipas Dedës nuk mund ta kenë fajin 15 veta që janë larguar.

Diskutimi në studio:

Deda: Unë do të bëj vetëm një pyetje: nga Portokallia kanë ikur shumë aktorë. Nuk mund ta kenë fajin 15 veta. Ai sikurse e nisi edhe e bitisi. Tashmë nuk është asgjë.

Lela: Lidhur me aktorët që i janë futur politikës, a mbani mend aktorë që janë më të mirë si politikanë?

Deda: Arben Imami është më i mirë si aktor, unë për flas për ata që kanë qenë si aktorë të mirë. Nuk mbaj mend ndonjë që të ketë shkëlqyer. Varet sa e do, se politika nuk është një profesion për të cilin ti shkollohesh

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303