fbpx

Si e shfaqni kulmin e zemërimit në bazë të horoskopit? 6 shenjat e para

640-0-5d7905d07502f.png

Të gjithë përballemi me gjëra që na zemërojnë që nga trafiku, deri tek kolegët e punës që s’i durojmë dot. Ne reagojmë në mënyra të ndryshme në situata të tilla dhe ajo që shenja zodiakale zbulon për temperamentit tonë na mëson edhe pse veprojmë ashtu në një stituatë stresuese.

Dashi të përplas gjithçka në fytyrë dhe pastaj bëhet pishman si dreqi
Dashi është shenjë e zjarrit dhe tenton të nxhehet shpejt. Por si fishekzjarret e Vitit të Ri, ata ndizen shpejt dhe digjen shpejt. Si foshnjat e zodiakut siç njihen ndryshe, personat e lindur nën shenjën e dashit, nuk e kanë pjekurinë pikën e tyre të fortë dhe zakonisht pendohen pasi i përplasin dikujt gjthçka në surrat. Gjëja më e mirë që mund të bëni nëse keni përballë një dash, është të ruani qetësinë.

Një dem nuk harron kurrë dhe do të sigurohet që as ju të mos e harroni kurrë atë që i bëtë
Një demi i duhet pak kohë derisa të shohë ngjyrën e kuqe, por kur e bën, më mirë futjani vrapit. Ata kanë në fakt disa shenja paralajmëruese. Në fillim janë të qetë dhe të distancuar pasi po planifikojnë se si t’ju shkatërrojnë. Ju mund ta quani këtë ‘qetësia para stuhisë’. Kur të shpërthejnë, memorja e tyre e mprehtë kujton edhe gjëra që ua keni thënë për tre vitesh. Pasi të qetësohen, mos prisni ta harrojnë këtë zënkë. Demave u pëlqen të mbajnë mëri.

Binjakët nuk kanë nevojë për thika, kanë fjalët
Binjakët dinë ta përdorin mirë fuqinë e fjalëve, prandaj kur të zemërohen, përgatituni për ulërima. Kjo ndodh nëse provokoni anën e tyre të zjarrtë; nëse zgjidhni anën tjetër ata do të jenë sadistët tërheqës të cilët nuk do të hezitojnë t’ju godasin aty ku ju dhemb. Do t’ju sjellin në kujtesë marrëdhënien e ndërlikuar me nënën, gjithë dështimet dhe dobësitë tuaja më të mëdha.

Gaforrja do t’ju sulmojë deri në momentin që do t’i kushtoni vëmendje
Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe mund të kthehen në bebe të rritura kur janë të zemëruar. Nëse ata nuk marrin një ftesë nga grupi për të pirë birra apo nëse nuk i përgëzoni për ndonjë arritje të vogël që kanë bërë, do ta marrin shumë personale. Gaforret urrejnë të ndihen sikur lihen jashtë diçkaje ose po nënvlerësohen. Nëse nuk u afroheni për t’i siguruar që i doni shumë, ata mund të mbyten në lotët e tyre.

Ulërima e luanit është aq e fortë sa tund objektet vendit dhe mund t’ju bien kokës
Luanët janë shenja të zjarrit dhe tentojnë të zemërohen shumë shpejt. Ata janë shumë krenarë dhe s’ka shanse t’i pranojnë fajet, edhe pse mund ta dinë që janë gabim. Nëse janë të zmëruar, do të bërtasin aq shumë dhe mund të përplasin edhe sende në dhomë. Sidoqoftë, ky zemërim është jetëshkurtër dhe kanë tendencë ta kapërcejnë shpejt.

Një virgjëreshë thjesht do t’ju flakë jashtë jetës së saj
është e vështirë të zemërosh një virgjëreshë sepse ajo është një nga shenjat më të durueshme. Nuk do ta shihni të shpërthejë si luani apo si dashi. Përkundrazi, ajo e mban së brendshmi zemërimin e saj, duke e përtypur për muaj të tërë këtë mospëlqim. Nëse ua keni bërë borxh mjaftueshëm, mund t’ju përzënë tërësisht, duke ju fshirë nga jeta e tyre si të mos keni ekzistuar kurrë./living.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303