fbpx

Si është gjendja e tij shëndetësore? Ronaldo rezulton sërish pozitiv!

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në testin e tretë.

Pak ditë më parë ai rezultoi pozitiv në testin e dytë, por shenjat e virusit ishin të dobëta, duke ngjallur shpresa se do rikthehet në fushë ditën e sotme në ndeshjen kundër Barcelonës.

Pas rezultatit të tamponit tashmë e humbëm mundësinë për ta parë atë sërish përballë Messit.

Kujtojmë që Ronaldo është jashtë fushave që nga data 13 tetor sipas federatës portugeze ka qenë asimptomatik dhe pretendohej se po e kalonte lehtë, por gjërat me sa duket janë ndryshe dhe beteja e tij me virusin ende nuk ka përfunduar.

Ronaldo mungoi në përplasjen e Portugalisë me Suedinë dhe gjithashtu nuk ishte as në ndeshjen e Juventus ndaj Dinamo Kiev.