fbpx

Si film aksion/ Plagosja para fëmijëve, gruaja përleshet me autorin, i merr pistoletën dhe…

Screenshot_16.png

Një plagosje me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme në Lezhë, ku u plagos Hilë Gjini. Ai do të shoqëronte fëmijët e tij për në shkollë, ku bashkëfshatari, Gjergj Gjini i ka dalë para me një armë në dorë.

Sapo 69-vjeçari ka nxjerrë armën, gruaja e Hilë Gjinit, ka dalë nga dera e pasme e mjetit dhe është konfliktuar me autorin. Fillimisht ajo është munduar që t’i ulë dorën, e më pas ka mundur që t’i rrëmbejë armën me të cilën po qëllonte.

Si pasojë e përleshjes,asaj i kanë ngelur disa shenja në dorë. Hile Gjini ndodhet i plagosur në spitalin e Lezhës dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303