Si i vriste El chapo rivalët dhe tradhtarët

Mbreti famëkeq meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman  personalisht ka torturuar dhe vrarë rivalët e tij, ka deklaruar ish truproja e tij Isaias Valdez Rios.

Ai ka thënë se ka qenë prezent gjatë vrasjes së tre anëtarëve të kartelave armiqësore. Në një rast janë kapur dy ish pjesëtarë të Sinaloa’s, kartel i El Chapo’s, pasi janë arratisur në bandën Los Zetas. Ata janë shpallur tradhtarë dhe  El Chapo personalisht i ka rrahur për tri orë.

“Dukeshin si kukulla lecke, të gjitha kockat i kishin të thyera dhe nuk mundnin të lëviznin. Mirëpo Joaquin vazhdonte t’i godiste me dru”, rrëfen truproja.

Më pas, El chapo i ka mallkuar dhe i ka qëlluar në kokë, e pastaj trupat e tyre janë djegur.

Viktima e tretë e Guzmanit, gjatë vrasjes së cilit Rios ka qenë prezent kishte qenë anëtari i kartelit Arellano Felix.

“I kanë djegur shpinën me hekur, këmishën e ka pasur plotësisht të ngjitur në lëkurë. Në gjithë trupin ka pasur të djegura, ka dëshmuar truproja.

Më pas e kanë mbyllur në një bodrum me ditë të tëra e pastaj e kanë dërguar në varreza me sy të mbyllur. Guzman filloi ta merr në pyetje e pastaj në mes të përgjigjes e qëlloi në kokë.

Dëshmitari, një ish anëtar i njësive speciale të ushtrisë së Meksikës, ka filluar të punojë për Guzmanin në vitin 2000. Atë e pret burgimi shumëvjeçar, mirëpo ai shpreson se dënimi do t’i zbutet pasi është duke bashkëpunuar.

“El Chapo”, 61 vjeç, është duke u përballur me 17 akuza. Ai shfaqi shenja nervozizmi në gjykatë gjatë dëshmisë së ish-truprojes së tij, thonë korrespondentët.

Gjyqi, i cili u hap nëntorin e kaluar mes sigurisë së lartë, pritet të zgjasë rreth katër muaj.

Prokurorët thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA./real-news.tv/