Si? Jennifer Aniston dhe Brad Pitt do të martohen?!

280071_8233933_updates.jpg

Me sa duket tabloidët amerikanë në këto kohë izolimi e kanë çuar fantazinë në tjetër nivel.

Sipas Star Magazine  ish-partnerët janë takuar këto muajt e fundit fshehurazi në rezidencën e Brad Pitt në Los Angeles dhe po planifikojnë të martohen në Mexico dhe kanë në plan të birësojnë një fëmijë.

Madje u tha se edhe ish-partneri i Jennifer Justin Theroux, ishte pjesë e listës së dasmës.

Star shtoi, “Ata duan një jetë romantike dhe të bukur. Tema e dasmës do të jetë diçka shpirtërore.”

Asnjë burim zyrtar nuk e ka konfirmuar diçka të tillë dhe asnjë përfaqsues i dyshes nuk ka folur për këtë çështje ndaj nuk mund ta marrim kaq seriozisht.

Sigurisht që fansat do të jenë të gatshëm për të mirëpritur një lajm të tillë por me sa duket është ende një “dëshirë” !

Me siguri Star Magazine duhet të jetë pjesë e fansave që duan ti shohin bashkë si çift Brad dhe Jennifer.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303