‘Si kam thënë kurrë Berishës kriminel’, flet Rama: Do më vinte zor…

rama-berisha6.jpg

Kryeministri Edi Rama foli në podiumin e Kuvendit për ngjarjen shokuese të ditëve të fundit, pikërisht përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

Ai pohoi se pavarësisht bindjeve politike dhe akuzave të ndërsjellta mes palëve, kurrë si ka thënë ish-kryeministrit Sali Berisha: “Hajdut”, “kriminel”, duke shtuar se do t’i vinte zor nga vetja.

“Dënimi me vdekje, nuk ke faj ti (i drejtohet Halit Valteri). Iu referova shumë qytetarëve që më shkruajnë në FB. Ato që thua, janë nuk është se nuk ekzistojnë. Të kam dëgjuar kur thua dhe kthehesh këtej nga ne e thua; vazhdoni vidhni, ju këtë punë keni. Çfarë mendon një fëmijë kur të dëgjon ty?! S’je vetëm, ti më i miri nga poshtë, në kategorinë e këtyre. Ça do mendoje ti si prind nëse çuni jote i thoshte klasës; ‘Ju jeni hajdutë’. Ça do i thoje! “Mirë ja bërë”, që i the si babai?! Apo: “Kështu e ka babai një punë”. Unë nuk mendoj kështu. Nëse do i thoja dhe Sali Berishës: Hajdut, kriminel, vrasës. Do më vinte zor nga vetja. S’më kujtohet se ja kam thënë një gjë të tillë drejtpërdrejtë. Duke shprehur indinjatën, iu thyen kockat asaj vajzës. Nëse njërit prej atyre që bën llapa-llapa, s’do donin që dikush të merrej me fëmijët e tyre.”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303