fbpx

Si ndihet pasi mori vaksinën anticovid? Flet hapur Edi Rama: Nuk futet çip në trup, asnjë problem por…

edi-ramaa.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur menjëherë pasi ka bërë vaksinën anticovid ditën e sotme të “Air Albania”. Ai tha se çdo gjë është në rregull si dhe tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a vjen apo jo vaksina.

Më tej, Rama u ndal sërish te teoritë konspirative lidhur me pasojat që jep vaksina anticovid.

Çdo gjë në rregull, asnjë problem. Mendoj se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjësisë që shqiptarët të mos mbeteshin në radhë. Të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe bëjnë vendimet e bëjnë edhe furnizimit. Faktikisht ky spostim pak fare javor në kohë është vërtetë lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a vjen apo jo vaksina. Nga ana tjetër, vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme sepse duhet të çlirohen nga helmet që i furnizojnë me teori konspiracioni. E sigurtë që nuk i bën ilirët vikingë. Po ashtu është e sigurtë që nuk futet cip në trup për të dëgjuar thashethemet e kafeneve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303