Si ndodhi ngjarja e rëndë në Himarë ku humbi jetën fëmija 7 vjeç, zbardhet dëshmia e autorit

800-0-62e9880acc3c6.jpg

Mësohet se një oficer i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka marrë në pyetje, Arjan Tasen, punonjësin e policisë së Elbasanit që vrau sot 7-vjeçaren në plazhin e Potamit në Himarë. Gazetari Elton Qyno bën me dije se Tase ka pranuar autorësinë e krimit duke shtuar se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme duke bërë një rrotullim në vend.

Po ashtu, ndër të tjera, polici tashmë i përjashtuar nga radhët e uniformave blu, ka treguar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo, duke marrë gomonen pikërisht në këtë vend, ndërsa kishte bërë me dije se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait por edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Pak para se të ndodhte krimi, ai kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për ti nxjerrë shëtitje në det. Por në atë moment, sipas tij gomonia ka marrë së tepërmi gaz, duke bërë një rrotullim të menjëhershëm në vend.

Vajza e vogël ka qenë duke u larë në det me babain e saj, kur është goditur nga helikat e motorëve të gomones dhe e gjithë skena ka ndodhur para syve të të atit, i cili nuk ka bërë dot asgjë që të ndihmojë të bijën. E mitura humbi jetën në vend, ndërsa autori është vendosur në pranga. Për Tasen, hetimet deri në këtë fazë po ndiqen për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303