Admir Mulaj është vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, i cili është plagosur me thikë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në zonën e Farkës.
Mirëpo, së fundmi është zbardhur dhe dëshmia e tij. Si ndodhi plagosja? Ai ka thënë se po vraponte kur dikush që nuk e njihte, iu afrua e më pas i nxori një thikë pas një konfrontimi.
Plagosja ka ndodhur një javë më parë. Po ecja vrap, afër meje po vraponte dhe dikush që nuk e njihja. U përplasëm dhe fizikisht. Pasi u përplasëm fizikisht nxorri një thikë të vogël, më gërvishti pak në bark.