fbpx

Si ndodhi vrasja në Shkodër, dalin detaje të reja

cea5dce4b5f2db47ec3b3a45dc936fbb_L.jpg

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në qytetin e Shkodrës në mes të ditës ka tronditur opinion publik. Policia po heton edhe pse të dhënat për momentin janë shumë të pakte.

Por detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Fatos Ferracakut dhe plagosjën e Fatmir Mehajt.

Policia ka shoqëruar deri tani rreth 20 persona për marrjen në pyetje, mes tyre edhe dëshmitarë okularë.

Sipas autoriteteve nga dëshmitë dhe këqyrja e disa kamerave të sigurisë, rezulton se vetëm një person është përfshirë në vrasje, ndërsa bashkëpunëtori i dytë e ka pritur në motorin TMAX 550 kubik, ngjyrë i errët.Të dy personat pasi janë larguar nga vendngjarja e më pas kanë braktisur mjetin duke e djegur.

Gjithashtu mësohet se autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori kanë qenë me skafanda të errëta. Autori është afruar pranë viktimës në një distancë më pak se 10 metra dhe ka shtënë ndaj tij. Sipas dëshmive të tregtarëve që kanë parë ngjarjen, ai ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë personi që mbeti i  plagosur, Fatmir Mehaj, është qëlluar pasi tentoi të ndërhynte për të ndaluar ngjarjen, thonë burime policore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *