fbpx

“Si në filmat aksion”, dëshmitari rrëfen tmerrin nga momenti i ekzekutimit të Bujar Çelës

bujar-cela-vrasja.jpg

Dëshmitarët e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela kanë rrëfyer për mediat, tmerrin e mëngjesit të së mërkurës.

Njëri prej dëshmitarëve që ishte shumë pranë tavolinës ku ishte ulur Bujar Çela rrëfen se nuk ka dëgjuar zhurmë për shkak të silenciatorit që u përdor.

“Isha shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndodhesha nga ana tjetër e rrugës dhe prisja që të kalonin mjetin që të kaloja pikërisht nga rruga ku edhe ndodhej lokali. Në atë moment dëgjova një mjet që iku shumë shpejt dhe pashë zotërinë të shtrirë në tokë. Ishte diçka shumë e shpejtë, as vetë nuk e di, si nëpër filmat aksion, ku vrasja ndodh dhe t’i nuk kupton se nga të vjen. Menjëherë tentova të afrohem pranë dhe të shoh nëse burri i shtrirë përtokë ishte i gjallë, por më thanë që ka vdekur në vend. Nga larg arrita të shoh njerëz që u afruan menjëherë pranë tij dhe më pas Policinë. Asnjë zhurmë nuk dëgjova, asnjë gjë të dyshimtë nuk pashë deri në momentin që dëgjova që Bujari është qëlluar për vdekje,”- tregon ai për “Panorama”

Vetë pronari i lokalit ku pinte kafe Bujari, tregon se në momentin që ka ndodhur ngjarja, ishte në banak dhe po bëhej gati të shërbente.

“Unë isha duke shërbyer te banaku. Të shtëna armësh nuk dëgjova, por vetëm një zhurmë. Dola dhe pashë Bujarin të shtrirë në tokë. Ishte njeri shumë i mirë, pa probleme,”- është shprehur ai.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e djeshëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punën si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303