Si nëpër filma/ Shqiptari kërcënon me armë në dorë brenda bankës, panik te qytetarët

Një shqiptar ka grabitur pranë një banke në Zvicër një ditë më parë rreth orës 15:30 disa të pranishëm aty rreth e rrotull.

Ai i ka kërcënuar duke i drejtuar armën dhe më pas i ka kërkuar që t’i dorëzojnë paratë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës si nëpër filma, por shqiptari është arrestuar pak pas grabitjes nga policia.

Sipas albinfo.ch, pjesëtarët e Policisë Kantonale të Cyrihut me këtë rast kanë pasur mbështetjen edhe të policive komunale të komunave Adliswill-Langnau dhe Kilchberg.

Grabitësi i kapur i bankës është një shtetas kosovar i moshës 36 vjeçare, me banim në qarkun e Horgenit. Pas marrjes në pyetje nga policia, ai i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse.