fbpx

Si nisi sherri me sëpata mes dy familjeve për një ulli në Berat, dy në sallën e operacionit

3 të plagosur kanë mbetur nga një familje në Berat, pas një sherr mes dy familjeve për një ulli.

Familjari i të lënduarve, Ismail Alibeaj thotë se ishte gruaja e tij, Drita që po mbillte një ulli jashtë rrethimit të murit mes dy banesave ndërkohë që komshiu i erdhi dhe i tha se pse po i mbjell.

Drita Alibeaj i është kthyer duke iu përgjigjur se për këtë mund të përgjigjej shteti dhe më pas ka ndërhyrë Erion Alibeaj, djali i Drita Alibeajt që u plagos me thikë nga Viktor Dhana.

Më pas dy familjet janë përfshirë në sherr me sëpata e sende të forta teksa në sallën e operacionit janë momentalisht Erion Alibeaj dhe i biri, 18 vjeçari Eltjon Alibeaj.