“Si nuk u shembën muret këtu, po nuk bie…”, Lefter Maliqi shumë i ashpër në Parlament

Me tone të forta, deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë ‘Rama’ në lidhje me fatkeqësinë natyrore me të cilën po përballet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish.

Nga foltorja e Kuvendit Maliqi i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve, SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë lidhur me pasojat që shkaktoi tërmeti si dhe pasurinë e ministrave dhe ish-ministrave, ndërsa pohoi se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen.

Po ashtu ai tha se ndjen keqardhje që tërmeti mori jetë të pafajshme njerëzisht dhe nuk ra ndonjë mur në Kuvendin e Shqipërisë.

Një pjesë nga fjalimi i Maliqit:

Vettingu që nuk bëhet kurrë. Ky është ndjeshmëria e madhe e SHBA dhe BE për formimit e SPAK. Pa të hetojnë pak ato pasuri të padeklaruara, kanë shumë. Pa shikoni lejet e ndërtimit. Leje, babëzi. Kush mban përgjegjësi për këto? Për kolaudimin e tyre. Po për shkollat e prishura Sami Frashëri? Nëse këtu do të binin muret e parlamentit, dhe mirë do ishte të binin se shumë njerëz thonë “u ra tërmeti dhe fatkeqësia njerëzve të humbur dhe jo parlamentit dhe qeverisë”. Po kot nuk është ajo shprehja; nuk bie rrufeja pikë pikë pikë….po bie tek ata njerëz. Po të ishte shembur një pjesë këtu do bëhej estrada tjetër. Ngriheni zërin këtu se jeni hajdutër dhe e shkatërruar këtë vend. SPAK nëse SHBA dhe BE e duan këtë vend, duhet të fillojë menjëherë dhe të mbledhë të gjitha dosjet e prokurorisë së Durrësit, Tiranës, sepse kjo është vrasje me paramendim. Është krim i organizuar. Të lirohen burgjet nga ata me 30 gramë drogë, dhe ata për vjedhje energjie dhe të mbushen me oligarkë, që janë bërë non–grata nga SHBA. Janë shume të tillë. E rropën këtë vend, nuk fryhen. Janë të babëzitur. Vinë këtu dhe derdhin lot. Unë vetëm të japë shpirtin, por këta kanë shumë pasuri. Nuk është problem vetëm një rrogë e imja, por këta kanë aq shumë dhe shteti po ashtu, saqë nuk ua merr mendja gjithë shqiptarëve. Kjo është politika e qelbur. Shkon kryeministri e ngre fëmijën me një dorë, bën lodra, bën sikur vdes me atë mjekër. Ça është kjo rilindje?? Rilindi fatkeqësia, droga, krimi, shpopullimi, korrupsioni, varfëria. Çfarë nuk prunë këta? Nëse ky ka moral, të japë dorëheqje (Rama). Të bëhet mor shtetar. Për hiç gjë dha dorëheqja ai i Maqedonisë, i Kosovës.