fbpx

Si paraqitet situata nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

Screenshot_22-18.jpg

Për herë të parë që prej verës së kaluar, numri i rasteve të reja me COVID në Shqipëri është ulur nën 100. Në 24 orët e fundit janë shënuar 69 raste të reja ndërsa është regjistruar një viktimë i moshës 69-vjeç.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSh.Statistika (26 Prill 2021)

Raste të reja ditore        69

Të shëruar në 24 orë      737

Të shtruar në spitale      147

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                994

Testime totale             627,983

Raste pozitive             130,606

Raste të shëruara       106,465

Raste Aktive                 21,762

Humbje jete  2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16993

Fier      1800

Durrës  648

Shkodër      554

Gjirokastër   389

Korçë    495

Vlorë    270

Elbasan   126

Kukës     204

Dibër    141

Berat       93

Lezhë     41

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303