Si paraqitet situata nga koronavirusi në Kosovë?

1200-630-5f242a021a62e-2.png

Shifra të larta të infektuarish ditorë me Covid janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Kosovë.Sipas statistikave bëhet me dije se nga 4 133 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 836 raste të reja dhe kanë humbur jetën 10 persona.Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë humbur jetën 1.813 persona.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303