Si po e kalojnë banorët e “BBVIP” natën e fundit në shtëpinë e famshme

ilir-einxhel-donald-beniada.jpg

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po kalojnë natën e fundit në ambientet e Big Brother Vip.

Kjo natë ka përkuar edhe Pavarësinë e Kosovës dhe finalistët kanë përgatitur një spektakël në nderim të 14-vjetorit.

Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel, janë veshur me veshje tradicionale dhe kanë zhvilluar edhe një darkë në ‘sofër’, ku edhe u urojnë shikuesve festën.

Në këtë atmosferë nuk kanë munguar as shakatë dhe batutat mes 4 finalisteve të cilët nuk mund të ishin më të lumtur se kaq

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303