fbpx

Si po zhvendosen tërmetet, del tabela, ja ç’tregon

Pas tërmetit 6.4 i shkallës Rihter që u shënua në vendin tonë, shqiptarët po jetojnë me frikë nga ndonjë tërmet tjetër i mundshëm, apo qoftë dhe pasgoditje. Por pas vendit tonë, tërmetet tashmë po godasin rajonin dhe më gjerë, deri në Turqi. Së fundmi janë shënuar dy tërmete në Turqi dhe në Greqi.

Në Kretë, tërmeti u shënua mbrëmë rreth orës 10 të darkës me magnitudë 5.4, ndërsa në Manisa të Turqisë me magnitudë 4.8. Nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëmë materiale.

Pak ditë më parë termeti goditi Firencen, ku vetëm brenda 12 orëve u regjistruan 36 lëkundje.

Studiuesit kanë thënë se rajonet më të ekspozuara të kontinentit ndaj lëkundjeve të dhunshme sizmike, përfshijnë Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë.