S’i rrihet rehat, Rama ngacmon sërish artistët

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me tensionet dhe kaosin e shkaktuar ditën e djeshme për mbrojtjen ndaj Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama ka shkruar një citim të shkrimtarit të njohur, Paulo Coelho.

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre! Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”, thumbon Rama.

Edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj reagoi ditën e djeshme duke sulmuar PD dhe LSI./real-news.tv