fbpx

Si ta dalloni/ Simptomat e fshehura që tregojnë se mund të jeni prekur nga Covid-19

Të tjera të reja janë sjellë nga studiuesit në lidhje me koronavirusin e ri që po gjunjëzon botën.  Duke ju referuar të dhënave të cilat kanë zbuluar ekspertët, janë edhe disa simptoma të fshehura, që tregojnë se jeni mbartës i Covid-19.

Rinologët në Britani janë shprehur se humbja e nuhatjes, mund të jetë një “simptomë e fshehur” e koronavirusit, edhe nëse ajo nuk shoqërohet me asnjë simptomë tjetër.

Në Korenë e Jugut, në Kinë dhe në Itali, një e treta e pacientëve që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, kanë pasur vështirësi në nuhatje dhe shije. Po ashtu edhe në Korenë e Jugut, ku testimet janë bërë në masë, 30% e pacientëve që rezultuan pozitivë, kanë patur problemin kryesor humbjen e nuhatjes.

Ndërsa ekspertët janë shprehur se shumë pacientë nëpër botë që janë të infektuar me koronavirus, kanë shfaqur vetëm këtë lloj simptome, dhe jo ato të temperaturës së lartë, kollës  apo vështirësisë në frymëmarrje. Rastet e tilla, “simptoma të fshehura”, janë rritur ndjeshëm edhe në SHBA, Italinë Veriore dhe Francë. Gjithashtu shenjat dhe simptomat e koronavirusit janë: ethe, lodhje, dhimbje fyti, gulçim, kollë të thatë.