fbpx

‘Si ta heqim qafe Tahirin?’. Juristi lëshon deklaratën bombë

juri.jpg

Juristi i njohur, Çlirim Gjata, i cili njëkohësisht është Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, ka komentuar sot vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjata tha se shpallja fajtor për “shpërdorim detyre”, dhe çlirimi nga të gjitha akuzat e tjera, është një kleçkë ligjore që është gjendur, për ta “hequr qafe”.

“Si ta bëjmë ta heqim qafe, i gjejmë një keqpërdorim detyre. Zor i madh për këtë. Kjo është si një urë shpëtimi për të larë duart “-tha Gjata.

Më tej, ai ka komentuar edhe mesazhet e koduara të Tahirit, i cili dje në gjykatë tha se “Në lidhje me krimin nuk jam unë shefi i madh, por sa i takon politikës, Edi Rama është “shefi im i madh”.

Sipas Gjatës, ky ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë i Tahirit, për Edi Ramën.

“Mesazhi i Tahirit është i qartë. Ata më thërrisnin vërtetë mua shefi i madh, por nuk jam unë shefi i madh, por dikush tjetër. Nëse iki do iu marr me vete, kërcënoi hapur direkt Edi Ramën. Tahiri u dënua me shpërdorim detyre që të shpëtonte shefi i madh, që është Edi Rama”-deklaroi Clirim Gjata.

Gjithashtu ai tha se në apel Tahiri, mund të shpallet i pafajshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303