Si të bëni vetë një xhel dezinfektant, po aq efikas sa i farmacive

640-0-5e5543e60aa68.jpg

Le të shohim se si të përgatisnim një dezinfektant natyral të bërë vetë  me pak përbërës, por efikasë dhe të sigurt për shëndetin. Shpesh kemi nevojë t’i dezifenktojmë duart edhe kur jemi larg shtëpisë dhe nuk kemi mundësi t’i lajmë me ujë dhe sapun. Më poshtë do t’ju tregojmë recetën  e dezinfektantit tuaj natyral për të garantuar gjithmonë higjenën për të cilën kemi nevojë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë na këshillon që në rast nevoje, si ai i rrezikut nga coronavirus, të përdorim një dezinfektant me bazë alkooli etilik, glicerine, ujë të distiluar, etj.

40 ml ujë i distiluar

40 gr xhel aloe vera

20 gr alkool 90%

1,5 gr glicerinë bimore

15 pika vaj esencial rigoni

15 pika vaj esencial livande

Përgatitja:

Hidhni ujin në një gotë, shtoni xhelin e aloe verës dhe përziejini mirë. Në një gotë tjetër shtoni alkoolin, glicerinën, vajrat esencialë dhe përziejini me kujdes. Bashkoni dy solucionet nëpër gota dhe përziejini. Transferojeni dezinfektantin në një shishe të pastër dhe ruajeni për tre muaj maksimumi larg dritës e nxehtësisë./living

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303