Si të dallojmë nëse perimet/frutat janë me hormone

Nga studimet dhe investigimet e fundit rezultoi se tregu ushqimor i frutave dhe perimeve nuk është aspak i sigurtë.

Perimet dhe frutat mbushen me ngjyrues dhe përbërje që i rrisin artificialisht dhe janë shumë të dëmshme për shëndetin.

Por si t’ia bëjmë për ti dalluar nëse perimet/frutat që blejmë janë organike apo jo?

Ne mundemi t’i dallojmë ato nga disa elemntë:

1. Pamja:

Nëse produktet janë të rritura në mënyrë organike dhe natyrale, nuk janë njësoj. Pra është e pamundur që të gjitha frutat dhe perimet të kenë të njëjtën ngjyrë dhe madhësi. Duhet të jeni të vëmendshëm gjithashtu për të dalluar nëse perimet janë si të deformuara, kanë gropëza, bishta ose pika të verdha.

2. Madhësia:

Përgjithësisht, perimet nuk rriten në përmasa gjigante. Vite më parë, luleshtrydhet/patatet/karrotat etj. ishin në madhësi shumë herë më të vogla se produktet që shiten sot në treg.

3. Gatimi:

Produket organike gatuhen më shpejt dhe qëndrojnë të freskëta më gjatë.

4. Shija:

Sado të shëndetshme të duken, këto prodhime nuk kanë shijen e atyre natyrale

5. Tregtimi:

Nëse frutat/perimet shiten jashtë sezonit të tyre, atëherë me shumë mundësi janë të prodhura përmes përdorimit të hormoneve. /real-news.tv