Si të dukeni 15 vjet më të rinj?

cover-1520579306.jpg

Me kalimin e moshës edhe fytyra fillon të krijojë rrudha të cilat mund t’ju bëjnë të tregoni lehtësisht vitet që keni. Një grua 73-vjeçare pohon se tashmë ajo e ka gjetur zgjidhjen efikase për të luftuar këtë problem.

As kirurgjia, as botoksi e as kremrat e ndryshme nuk janë zgjidhja, ajo përmend termin “palestër e fytyrës”.

73-vjeçarja, Eva Fraser, ju tregon se si të ushtroheni për të pasur një lëkure perfekte dhe sigurisht të dukeni 15 vjet më të rinj.

Jeni gati? Ja si të veproni:

Duhet të ushtroheni katër herë në ditë. Në fillim këto ushtrime mund t’ju marrin pesë minuta, por pas një farë kohe, kur të jeni më të përgatitur, do t’ju duhen dy minuta në ditë. Këto minuta çdo ditë do të bëjnë ndryshime rrënjësore në fytyrën tuaj.

Ushtrimet e qafës:

Është mirë të filloni me ushtrime qafe. Merrni frymë thellë për të mbajtur nofullat të relaksuara, pastaj ktheni kokën nga njëra anë në tjetrën duke parë mbi shpatulla. Mos i sforconi muskujt dhe përsëriteni këtë ushtrim 3 herë. Mundohuni të bëni lëvizje të buta.

Ulni veshin e majtë në shpatullën e majtë dhe numëroni deri në pesë, pastaj në anën e djathtë.

Përsëriteni ushtrimin pesë herë.

Ushtrime për sytë:

Mos lëvizni kokën, vetëm sytë dhe numëroni deri në pesë. Mbani kokën drejt dhe shikoni në të djathtë. Numëroni deri në pesë. Përsëriteni këtë ushtrim edhe në anën e majtë.

Ushtrime të tjera me muskujt e fytyrës:

Mbani vetullat lart për pesë sekonda. Ngritini vetullat dhe mbajini hapur sytë në të njëjtën kohë. Bëni buzët në formën e shkronjës “O.” Pastaj bëni një buzëqeshje të gjerë. Përsëriteni këtë proces disa herë. Uluni dhe shikoni aq lart sa të mundni.

Rrudhni buzët dhe mbani gjuhën jashtë për të ushtruar muskujt e qafës.

Lëvizni hundën nga njëra anë në tjetrën.

Pesë minuta në palestër nuk mund të vlejnë shumë, por pesë minuta ushtrime në fytyrën tuaj bëjnë një diferencë të madhe.

Ndryshimet do të jenë të dukshme në më pak se një muaj.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303