fbpx

Si të mbeteni shtatzënë?

Screenshot_2.jpg

Shumë çifte të reja kanë ëndërr që kurrorëzimin e marrëdhënies së tyre ta finalizojnë edhe më një engjëll të vogël. Por disa prej tyre hasin probleme, pasi shtatzania nuk ndodh menjëherë.

E ndikuar nga faktorë të ndryshëm, por rol kyç luan edhe ushqimi që konsumojnë.

Cilat janë disa nga ushqimet që e bëjnë më të lehtë këtë proces?

Së pari nëse keni vendosur të keni një fëmijë është mirë që të keni harmoni me partnerin dhe të jeni sa më të qetë.

Së dyti ju duhet të hani pak dhe shpesh. Duhet të konsumoni 3 vaktet dhe 2 mes vaktet. Gjithashtu është e rëndësishmë që të ndryshoni ushqimin çdo ditë. Kështu ju do të merrni të gjitha vitaminat e nevojshme. Në dietën që do të ndiqni duhet të bëni një zgjedhje të kujdesshme duke përfshirë frutat dhe perimet e sezonit.  Kujdes të veçantë duhet të tregoni në larjen dhe përgaditjen e tyre.

Por një element shumë i rëndësishëm që ndihmon që të mbeteni shtatzanë është acidi folik. Ky acid gjendet tek bishtajoret, frutat, perimet, agrumet dhe shpargu. Prandaj ata që duan një fëmijë është shumë e rëndësishmë që të përdorin këto ushqime. E mira është që ata të fillojnë të konsumohen një muaj para konceptimit të shtatzanisë, ose 3 muaj pasi ka ardhur shtatzania.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *