Si të shmangni lehtësisht alergjitë në verë

Ashtu si dhe në pranverë dhe në verë alergjitë janë prezente në jetën tonë.

Mund të kemi alergji nga poleni, nga dielli, nga kafshimi i insekteve e shumë të tjera. Po si diagnostifikohen ato dhe si mund t’i shmangim ?

Diagnostifikimi i alergjive të verës

Mjeku i familjes mund t’iu pyes për simptomat dhe historikun e alergjive. Ose mund t’iu rekomandojë tek një mjek i specializuar për alergjitë për nje test. Një formë tjetër është dhe përmes një test të gjakut.

Simptomat e alergjisë në verë

Simptomat e alergjisë në verë janë të njejtat me ato që keni dhe në pranverë. Këtu do të përfshinim:

Kullim të hundëve,

Lotimi i syve,

Teshtitje të vazhdueshme,

Kollitje

Kruajtje të hundës dhe syve,

Rrethi i zi poshtë syve.

Shmangia e shkaktarëve të alergjive

Qëndroni brënda kur nivelet e smogut dhe të polenit janë të larta.

Mbani dyert dhe dritaret e mbyllura. Ndizni kondicionerin për të mbajtur alergenet jashtë.

Përdorni një pastrues ajri.

Pastroni shpesh filtrat e ajrit. Gjithashtu pastroni raftin e librave, oxhaqet dhe çdo vend ku mund të mblidhet poleni.

Lani me ujë të ngrohtë rrugicat dhe mbulesat.

Bëni dush, lani flokët dhe ndërroni rrobat sapo të futeni brenda.

Fshini me fshesë me korent por mos harroni të mbani një maskë gjatë pastrimit.

Mbani një maskë kur kosisni barin.