Si të tonifikoni lëkurën dhe t`i ktheni elasticitetin

640-0-5c77f0c2db3ea.png

Në qoftë se mendoni se shprehja ‘’Ne jemi ajo që hamë’’ është thjesht slogan i ndonjë fushate sensiblizuese gaboheni, pasi studimet e shumta kanë provuar vërtetë se regjimi ushqimor luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë. Në qoftë se doni mollëza të ngritura duhet të ndryshoni disa zakone të ushqyerit, si për shembull të hiqni dorë nga ushqimet fast food dhe të përpunuara, si dhe të shtoni ushqimet proteinike.  Perimet e gjelbërta, veza, mishi i bardhë i pulës dhe mishi i kuq favorizojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, dy përbërës që ulin rrezikun e plakjes së parakohshme dhe tonifikojnë lëkurën.

Përdorni gjithmonë krem mbrojtës: Kremi mbrojtës jo vetëm që mbron lëkurën nga veprimi i rrezeve ultravjollcë, por parandalon gjithashtu plakjen e parakohshme, dhe rënien e lëkurës.

Përdorni akull: Kjo është gjëja e fundit që do t’ju shkonte në mend gjatë dimrit, por ja që kjo terapi e vjetër japoneze është një ndër më efektivet për mollëzat e ngritura. Temperatura e ftohtë dhe masazhi me lëvizje rrethore përmirësojnë qarkullimin e gjakut në mollëza, e bëjnë lëkurën më elastike dhe kanë një efekt shtrëngues e tonifikues. Mjafton që të mbështillni me një napë disa kuba akulli, dhe masazhoni mollëzat me lëvizje rrethore.

Në vend që të harxhoni para me kremra të shtrenjtë dhe trajtime aspak efektive, provoni të bëni maskën e mëposhtme. Acidet yndyore të avokados dhe antioksidantët e mjaltit, e bëjnë lëkurën më elastike dhe luftojnë veprimin e radikaleve të lira, që ndikojnë në dobësimin e fibrave të lëkurës. Ju nevojitet një avokado i pjekur mirë dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Bashkoni këta dy përbërës dhe pasi të përftohet një krem, aplikojeni mbi mollëza dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Lani lëkurën gjithmonë me ujë të ftohtë dhe vazhdoni ta masazhoni butësisht për pak minuta./living.al

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303