Si të veprojmë kur pickohemi nga një kandil deti

kandili.jpg

Prekja nga një kandil deti shkakton jo vetëm djegie dhe irritime në lëkurë por ndikon negativisht edhe në organizmin e njeriut. Menjëherë sapo kandili i detit bie në kontakt me trupin e njeriut, ai lëshon gjemba ekstremisht të vegjël brenda në lëkurë, duke injektuar një lëng helmues.

Çfarë duhet të bëni kur një kandil deti ju sulmon?

Mos e fshini zonën e prekur me rërë, mos përdorni amoniak, qëndroni larg diellit.

Por le të përpiqemi të kuptojmë dhe detajisht se si mund ta mbrojmë veten nga dëmtimet e këtyre kafshëve ujore, të ngjashme me polipet, të cilat në kontakt me lëkurën nuk shkaktojnë vetëm acarim, por edhe djegje shumë të fortë, pasuar nga kruajtjet.Për shkak të rritjes së temperaturës së ujit, kripshmërisë së deteve bregdetare , pickimi i  një kandili deti nuk sjell rreziqe të mëdha shëndetësore përveç se nuk kemi të bëjmë me alergjikë.

Prandaj  duhet shmangur larja  në det nëse vini re se uji në atë zonë ka kandil deti.

Nëse jeni duke notuar në det dhe ju afrohet një kandil deti, mos filloni të notoni në një mënyrë të padisiplinuar dhe nervoz. Ju rrezikoni të goditeni më lehtë.

Në vend të kësaj, me ftohtësi, ju mund të arrini të mbani kandilin e  detit në distancë. Gjithashtu është e preferueshme të përdorni syze  noti.

Lani zonën e prekur me ujë të detit, nëse është e mundur dezinfektojeni me sode buke.

Mos përdorni ujë të ftohtë, akull, uthull ose amoniak./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303