fbpx

Si t’i zhdukim aknet hormonale? Disa arsye përse shfaqen dhe si t’i shërojmë

Keni akne përgjatë linjës së poshtme të fytyrës, mjekrës dhe/ose përreth gojës që ju shkaktojnë edhe dhembje? Me shumë mundësi kemi të bëjmë me akne hormonale.

Faktori i cili mund të shkaktojë aknet hormonale është stresi. Për shkak të stresit të gjitha sëmundjet inflamatore të lëkurës janë edhe më të këqija.

Si të shërohen aknet hormonale?

Tonerët tuaj të preferuar dhe trajtimet për akne me siguri nuk janë të përshtatshëm kundër shfaqjes së akneve kokëforta hormonale.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat mund t’i provoni, duke përfshirë edhe ndryshimin e ushqimit dhe ilaçet orale.

Është mirë të hiqen nga ushqimi sheqeri dhe produktet e qumështit dhe sa më shumë të zvogëlohen sheqernat e thjeshta, të cilat përfshijnë orizin e bardhë, pataten e bardhë, bonbonet, ëmbëlsirat, lëngjet dhe ushqimin e përpunuar.

Mirëpo, ndryshimi i ushqimit mund të ndikojë te disa lloje, e te disa të tjera jo. Provoni ushqimin dymujor pa qumësht, pa gluten, pa produkte qumështi dhe pa karbohidrate, për të parë se a po eliminohen aknet.

Tretmanët topikalë, siç janë retinoidet, antibiotikët dhe ilaçet kundër inflamacionit, si edhe thartira e salicinës dhe peroksid benzoli, gjithashtu mund të përdoren për shërimin e akneve hormonale.

Njëri ndër ilaçet më të shpeshta orale janë pilulat kontraceptive, të cilat rregullojnë ciklin menstrual dhe mund të zvogëlojnë aknet.

Është me rëndësi të përmenden disa forma, të cilat vetëm lirojnë progestinën, mund të përkeqësojnë aknet.